Burkina Faso, vriten 3 ushtarë në një sulm terrorist
Sharr Travel

Burkina Faso, vriten 3 ushtarë në një sulm terrorist

Në incident u vranë 11 terroristë, 3 ushtarë humbën jetën ndërsa 10 ushtarë të tjerë u plagosën.

Në një sulm terrorist në veri të Burkina Fasos humbën jetën 3 ushtarë dhe u neutralizuan 11 terroristë.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se njësia ushtarake në provincën Yetanga u sulmua nga persona të armatosur. Në incident u vranë 11 terroristë, 3 ushtarë humbën jetën ndërsa 10 ushtarë të tjerë u plagosën.

Në Burkina Faso, më 22 nëntor në një sulm në provincën Sanmatenga u vranë 19 persona, 9 prej tyre pjesëtarë të xhandarmërisë.

Në sulmin e 14 nëntorit në rajonin e Sahelit, 53 persona, 49 prej të cilëve ushtarë, humbën jetën dhe u mbajtën protesta në të gjithë vendin për dorëheqjen e presidentit, Roch Marc Christian Kabore.

Grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe DEASH-in në Malin fqinj kanë kryer sulme në veri dhe lindje të Burkina Fasos që nga viti 2015.

Megjithëse Burkina Faso kryen operacione të përbashkëta ushtarake me fqinjin tjetër të saj Nigerin në Sahel, ajo nuk mund të dobësojë fuqinë e grupeve terroriste të vendosura në Mali.

Sipas të dhënave të OKB-së, që nga fillimi i vitit 17.500 persona janë detyruar të largohen nga vendi për arsye sigurie.