Argjentinë, marshim kundër dhunës ndaj grave
Sharr Travel

Argjentinë, marshim kundër dhunës ndaj grave

Disa nga protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet "Mjaft" dhe "As edhe njëra të mos mungojë".

Mijëra persona në Argjentinë në kuadër të 25 nëntorit - Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave marshuan për të protestuar kundër dhunës me të cilën përballen gratë.

Me thirrjen nga organizatat shoqërore dhe grupet e majta në kryeqytetin Buenos Aires, mijëra persona të përbërë kryesisht nga gratë u mblodhën përpara ndërtesës së Kongresit Kombëtar dhe marshuan përgjatë bulevardit "Maji" deri në ndërtesën presidenciale Casa Rosada.

Protestuesit dënuan viktimizimin e grave nga dhuna dhe bënë thirrje për gjetjen e grave të zhdukura. Disa nga protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet "Mjaft" dhe "As edhe njëra të mos mungojë" ndërsa disa të tjerë kishin lyer fytyrat e tyre me bojë për të tërhequr vëmendjen mbi gratë që përballen me dhunën.

Duke kërkuar dënime të ashpra ndaj dhunuesve të grave, protestuesit bënë thirrje për më shumë drejtësi për gratë që janë vrarë.

Në kuadër të Ditës kundër dhunës ndaj grave, krahas Buenos Airesit protesta janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme të Argjentinës.


MË SHUME NGA Bota