Covid-19 rikthen në spital presidentin Zeman
Sharr Travel

Covid-19 rikthen në spital presidentin Zeman

Presidenti çek Milos Zeman u rikthye në spital, këtë herë me një infeksion koronavirus, disa orë pas daljes nga një qëndrim njëjavor, çka heshti tranzicionin politik të vendit.

Një zëdhënës konfirmoi se Zeman, 77 vjeç, ka rezultuar pozitiv me virusin dhe do të duhet të anulojë takimet zyrtare, përfshirë atë për emërimin e kryeministrit të ardhshëm të vendit.

Kjo detyrë duhet t’i kalojë politikanit liberal-konservator, Petr Fiala i Partisë Civile Demokratike (ODS), partia që bëri një koalicion pas zgjedhjeve të fundit.

Por, përpjekjet për të ecur përpara dhe për të marrë qeverinë e ardhshme u penguan pasi Zeman ishte në spital për shkak të komplikimeve të lidhura me një sëmundje kronike.

Presidenti i Republikës Çeke luan një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë pas zgjedhjeve.

Derisa Zeman t’i kryejë këto detyra, qeveria e mëparshme, nën drejtimin e miliarderit Andrej Babis, po i drejton gjërat mbi bazën e kujdestarisë.

Zeman është presidenti i parë çek që zgjidhet drejtpërdrejt dy herë nga populli, pas një amendamenti kushtetues.

Ai është në detyrë që nga viti 2013.

Ish-socialdemokrati mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Kinën./atsh


MË SHUME NGA Bota