OBSH klasifikon “shqetësues” variantin e ri
Sharr Travel

OBSH klasifikon “shqetësues” variantin e ri

Varianti i ri B.1.1.529 i COVID-19, i zbuluar për herë të parë në Afrikën Jugore, u klasifikua sot si “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Varianti B.1.1.529 u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor 2021.

“Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese”, tha grupi i ekspertëve, i ngarkuar nga OBSH për të monitoruar evolucionin e COVID-19.

Varianti i ri u emërua Omicron./atsh