Forcat Ajrore gjermane transferojnë pacientë me COVID-19
Sharr Travel

Forcat Ajrore gjermane transferojnë pacientë me COVID-19

Forcat Ajrore gjermane janë përfshirë për herë të parë në transferimin e pacientëve me COVID-19 në kujdesin intensiv, për të përballuar ngopjen e njësive spitalore.

Një fluturim fillestar i Airbus A310 MedEvac u nis nga Memmingen, Bavari, në orët e para të pasdites për në Muenster-Osnabrueck në North Rhine Ëestphalia, ku ka ende disa vende në repartet e kujdesit intensiv.

Forcat Ajrore kanë vënë në dispozicion dy avionë për misione ndihme, për t’u marrë me emergjencën e re në Gjermani.

Transferimet e pacientëve midis rajoneve fqinje gjermane tashmë janë operuar prej disa ditësh për të lehtësuar institucionet e mbingarkuara nga rastet e reja të COVID-19.

Autoritetet e rajonit italian të Lombardisë, si edhe ato të rajonit Grand Est në Francë, janë ofruar të mirëpresin pacientë gjermanë në rast nevoje.

Gjermania, që kaloi pragun e 100 000 vdekjeve të lidhura me COVID-19 të enjten, është goditur nga një valë e katërt virulente e infektimeve, deri në atë pikë sa për të rinisur debatin për vaksinimin e detyrueshëm./atsh


MË SHUME NGA Bota