Holanda rikthen shtetrrethimin e natës kundër COVID-19
Sharr Travel

Holanda rikthen shtetrrethimin e natës kundër COVID-19

Kryeministri holandez, Mark Rutte, njoftoi sot një forcim të kufizimeve shëndetësore për të luftuar shpërthimin e rasteve COVID-19, përfshirë një mbyllje në orën 17:00 të bareve, restoranteve dhe dyqaneve jothelbësore.

“Nga e diela, gjithçka në Holandë është në parim e mbyllur midis orës 17:00 dhe 05:00, përveç dyqaneve thelbësore”, tha Rutte në një konferencë shtypi në Hagë.

“Duhet të jeni realistë, shifrat ditore janë gjithmonë më të larta”, shtoi ai.

Shkollat do të ​​mbeten të hapura, pavarësisht rritjes më të madhe të infeksioneve te fëmijët.

Autoritetet holandeze regjistruan 21 350 infeksione të reja sot, pak më poshtë mesatares prej 22 258 rastesh gjatë shtatë ditëve të fundit.

Spitalet po anulojnë operacionet e planifikuara për të liruar shtretërit, pasi rastet arrijnë nivele rekord, pavarësisht kufizimeve tashmë të vendosura dhe faktit që rreth 85 për qind e të rriturve holandezë janë të vaksinuar./atsh


MË SHUME NGA Bota