16:14 / 27.11.2021
Holandë, karantinohen 61 pasagjerë pozitivë të mbërritur nga Afrika e Jugut
Gjashtëdhjetë e një pasagjerë në dy fluturime nga Afrika e Jugut rezultuan pozitivë për Covid-19 pas mbërritjes në Amsterdam, njoftoi të shtunën Autoriteti Shëndetësor Holandez (GGD), i cili po analizon rezultatet për variantin e ri Omicron.
“Tani e dimë se 61 nga rezultatet ishin pozitive dhe 531 negative”, deklaroi GGD.
Sipas GGD pasagjerët që rezultuan pozitivë u karantinuan në një hotel pranë aeroportit Schipol të Amsterdamit dhe po monitorohen nga autoritetet./atsh























