Situata epidemiologjike në Itali me tendencë përkeqësimi
BKT
   Bota

Situata epidemiologjike në Itali me tendencë përkeqësimi

Situata epidemiologjike në Itali ka ende tendencë përkeqësimi dhe përsa i përket zënies së shtretërve në repartet e terapisë intensive dhe pavijonet e tjera, edhe pse janë nën pragun kritik, vihet re një tendencë rritjeje, tha sot Kështu drejtori për Parandalimin në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza.

“Duke u nisur nga situata, është mirë që fushata e vaksinimit të vazhdojë me intensitet të madh dhe veçanërisht në lidhje me dozat përforcuese dhe, në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të ruhen sjelljet e kujdesshme, si distancimi social dhe përdorimi i maskave”, shtoi ai.

“Situata në vend, këtë javë, karakterizohet nga rritje të vazhdueshme të rasteve të reja dhe zënies së shtretërve spitalorë, me indeksin e transmetueshmërisë që mbetet mbi pragun e epidemisë. Rritja vihet re në të gjitha vendet e BE-së, por Italia është në kufijtë më të ulët si vlera, por gjithnjë në rritje”, tha presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë (ISS), Silvio Brusaferro, në një videomesazh.

Një rajon, Veneto, është klasifikuar si me rrezik të lartë këtë javë

ISS vëren se 18 rajone dhe krahina autonome janë klasifikuar në rrezik të moderuar.

Provinca e Bolzanos mbetet një zonë e bardhë.

Ndërsa incidenca javore e rasteve me COVID-19 po rritet, varianti i ri nga Afrika e Jugut është shqetësues.

Për këtë arsye, Italia ka bllokuar hyrjen nga disa vende afrikane për 14 ditë./atsh