Holanda vendos masa kufizuese pasi ka raste me variantin Omicron
Sharr Travel

Holanda vendos masa kufizuese pasi ka raste me variantin Omicron

Holanda ka vendosur masa të reja kufizuese pasi janë shfaqur një numër i madh i rasteve me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Kafenetë, muzetë dhe kinematë për tri javët e ardhshme do të punojnë me kufizime.

Autoritetet shtetëore këto masa i kanë vendosur për të mbrojtur spitalet e vendit që të mos mbingarkohen nga të sëmurët.

Ndërkohë, rreth 61 persona të tjerë janë duke u testuar për variantin e ri të COVID-19, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Këta persona që janë duke u testuar kanë qenë në Afrikë të Jugut prej ku u zbulua varianti Omicron.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti është “shqetësues”.


MË SHUME NGA Bota