Peru, qindra persona protestuan kundër dhunës ndaj grave
Sharr Travel

Peru, qindra persona protestuan kundër dhunës ndaj grave

Sipas të dhënave të marra nga Zyra e Ombudsmanit, çdo ditë në vend humbin mesatarisht 36 gra dhe për një kohë të gjatë nuk ka asnjë informacion rreth tyre.

Në Peru qindra persona, shumica gra dolën në rrugë me qëllim për të protestuar kundër dhunës ndaj grave.

Sipas lajmeve në shtypin e Perusë, qindra persona u mblodhën në qendrën historike të kryeqytetit Lima me organizimin nga shumë grupe për të drejtat e grave dhe organizatave joqeveritare për të protestuar krimet në rritje kundër grave në vend.

Në pankartat në duar protestuesit mbajtën fotografitë e grave të vrara kohët e fundit dhe kërkuan rritjen e dënimeve parandaluese dhe të sigurisë për jetën.

Sipas të dhënave të marra nga Zyra e Ombudsmanit, çdo ditë në vend humbin mesatarisht 36 gra dhe për një kohë të gjatë nuk ka asnjë informacion rreth tyre.

Që nga fillimi i vitit e deri më tani në vend janë vrarë 132 gra, ndërkohë kjo shifër në vitin 2020 është regjistruar 127.