Një polic theret me thikë në Paris
BKT
   Bota

Një polic theret me thikë në Paris

Një oficer policie që nuk ishte në detyrë është plagosur rëndë sot nga një sulm me thikë në Paris, tha ministri i Brendshëm francez, Geral Darmanen.

Darmanen ka deklaruar në Twitter se është hapur një hetim dhe se autori është në kërkim. Ai nuk ka treguar motivin e sulmit.

Televizioni francez BFM raportoi, duke cituar një burim të paidentifikuar nga policia, se polici u ther me thikë pas një debati me katër ose pesë persona në një qendër tregtare.