16:35 / 29.11.2021
Themeluesi i Twitter pritet të tërhiqet nga pozita e shefit ekzekutiv
Shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey, pritet që të tërhiqet nga kjo pozitë të kompanisë të cilën e themeloi.
Dorsey, 45 vjeçar aktualisht shërben si udhëheqës i Twitter dhe i Square, kompanisë për pagesa digjitale.
Është ende e paqartë se kush do ta zëvendësojë Dorsey-n, dhe ende nuk dihen arsyet se pse ai po tërhiqet.
Mirëpo, nëse ai tërhiqet , shefi i ardhshëm do të duhet t’i arrijë caqet agresive të Twitter-it, shkruan CNBC, që synon t’i ketë 315 milionë përdorues aktivë ditorë të monetizuar deri më 2023 në mënyrë që t’i dyfishojë të ardhurat vjetore.