6,677 raste të reja me Covid dhe 104 viktima në Greqi
Sharr Travel

6,677 raste të reja me Covid dhe 104 viktima në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 6677 raste të reja me COVID.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 104 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të pandemisë në 18 067 në total.

Aktualisht po trajtohen në intubim 657 pacientë. Prej tyre 526 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 415 pacientë të rinj si pasojë e komplikacioneve pas infektimit me COVID.