Ukraina vendos karantinë të detyrueshme për të ardhurit nga vendet afrikane
Sharr Travel

Ukraina vendos karantinë të detyrueshme për të ardhurit nga vendet afrikane

Ministria e Shëndetësisë tha se të gjithë ata që mbërritën në Ukrainë në 14 ditët e fundit pasi kaluan më shumë se 7 ditë në Afrikën e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Esëatini dhe Mozambik, u kërkohet të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Ukraina ka imponuar karantinë të detyrueshme 14-ditore për të ardhurit nga shtatë vende afrikane si kundërmasa ndaj përhapjes së llojit ‘Omicron’ të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë tha se të gjithë ata që mbërritën në Ukrainë në 14 ditët e fundit pasi kaluan më shumë se shtatë ditë në Afrikën e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Esvatini dhe Mozambik, u kërkohet të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Qytetarët po ashtu këshillohen të shmangin udhëtimet në vendet e lartë përmendura.

Shkencëtarët afrikano-jugor zbuluan llojin e ri të koronavirusit, i cili është deklaruar si një lloj shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar se lloji ‘Omicron’ paraqet një rrezik “shumë të lartë” globalisht, pavarësisht pasigurive në lidhje me rrezikun dhe nivelet e infektimit të llojit të ri.

Disa vende tashmë kanë vendosur kufizime dhe kanë ndaluar fluturimet nga dhjetëra vende afrikane.