Fjalori Merriam-Webster shpall "vaksinën" fjalën e vitit 2021
Sharr Travel

Fjalori Merriam-Webster shpall "vaksinën" fjalën e vitit 2021

Kryeredaktori i fjalorit, Peter Sokolowski, ka thënë se shkalla e kërkimit të fjalës "vaksinë" gjatë gjithë vitit është jashtëzakonisht e lartë çdo ditë.

Një nga burimet më të njohura të anglishtes, Fjalori Merriam-Webster, fjalën "vaksinë" e ka zgjedhur si fjala e viti.

Kryeredaktori i fjalorit, Peter Sokolowski, në një deklaratë për agjencinë Associated Press tha se shkalla e kërkimit të fjalës "vaksinë" gjatë gjithë vitit është jashtëzakonisht e lartë çdo ditë.

Ai theksoi se fjala "vaksinë" nuk është zbuluar për një ditë ose vetëm me një pandemi.

Duke tërhequr vëmendjen se përdorimi i parë i fjalës daton në vitin 1882, Sokolowski potencoi se referencat mbi këtë temë datojnë në kohët e mëparshme kur qelbi nga fshikëzat e formuara nga lija e lopës aplikohej nën lëkurën te njerëzit për trajtimin e lisë.

Sipas njoftimit në ueb-faqen e Merriam-Webster, vaksina, e cila është një zgjidhje premtuese mjekësore për pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) që përmbysi jetën në vitin 2020, ka qenë gjithashtu objekt debati politik dhe burim mosmarrëveshjesh.

Duke vënë në dukje se vaksina është në qendër të botës me të dyja historitë, u theksua se ka pasur një rritje prej 601 për qind krahasuar me vitin e kaluar, në kërkimet e bëra pas dhjetorit të vitit 2020, kur u aplikua vaksina e parë kundër COVID-19 në SHBA.

Gjithashtu në njoftim thuhet se kjo shkallë është 1.048 për qind më shumë se e vitit 2019.

Fjalori Merriam-Webster në vitin 2020 fjalën pandemi (pandemic) e kishte shpallur fjala e vitit.

Ndërkohë, edhe Fjalori Anglisht i Oksfordit, fjalën "vax" (vaksinë) e kishte shpallur fjala e vitit.