Varianti "Omicron", Ruanda pezullon fluturimet me disa vende afrikane
Sharr Travel

Varianti "Omicron", Ruanda pezullon fluturimet me disa vende afrikane

Ruanda ka vendosur të pezullojë fluturimet drejt 3 vendeve të Afrikës së Jugut për shkak të variantit "Omicron" të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ruanda në Afrikën Lindore njoftoi se ka vendosur të pezullojë fluturimet drejt 3 vendeve të Afrikës së Jugut për shkak të variantit "Omicron" të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në deklaratën e bërë nga Zyra e Kryeministrit të Ruandës, thuhet se varianti i ri nuk është zbuluar ende në vend.

Në deklaratë thuhet se fluturimet direkte drejt Republikës së Afrikës së Jugut, Zambisë dhe Zimbabvesë përkohësisht janë pezulluar.

Nga ana tjetër, thuhet se të gjithë pasagjerët që do të hyjnë në vend duhet të bëjnë testin për COVID-19 brenda 72 orëve.

Edhe shteti i Afrikës së Jugut, Angola, vendosi dje mbylljen e kufijve me 7 shtete afrikane për shkak të variantit "Omicron".

Shumë vende, duke përfshirë Turqinë, Britaninë e Madhe, SHBA-në, Kanadanë, Gjermaninë, Japoninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, vendosën kufizime të udhëtimit në disa vende afrikane, veçanërisht Republikën e Afrikës së Jugut, pas zbulimit të variantit "Omicron" më 25 nëntor.