Varianti Omicron i COVID-19 u zbulua në Holandë para se të vinte nga Afrika
Shëndetësi

Varianti Omicron i COVID-19 u zbulua në Holandë para se të vinte nga Afrika

Varianti Omicron i Coronavirusit është zbuluar në Holandë përpara se në vend të mbërrinin dy fluturimet nga Afrika e jugut që mbanin virusin.

Lajmin e bënë të ditur autoritetet e shëndetit në vend këtë mëngjes.

“Ne kemi zbuluar variantin Omicron të koronavirusit në dy kampione që janë marrë më 19 dhe 23 nëntor,” njoftoi Instituti Nacional i Shëndetit Publik.

“Nuk është ende e qartë nëse këta persona e kanë vizituar Afrikën e Jugut.”

Sipas raportimeve, të paktën 14 persona nga dy fluturime nga Johannesburg-u dhe Capetoën mbërritën në Holandë më 29 nëntor mes të cilëve u zbulua edhe varianti i ri.


APR
Romay Lift