Omicron, Italia fut klasat në karantinë me një të infektuar
Sharr Travel

Omicron, Italia fut klasat në karantinë me një të infektuar

Afrimi i festave ka futur në ankth miliona europianë, ku variant i ri i koronavorusit omicron duket se ka mbërritur më herët nga ç`dinim deri tani, pasi Holanda thotë se ka gjetur të infektuar të 11- ditëve më parë.

Në Itali janë zbuluar raste të reja dhe ministria e shëndetësisë lëshoi një qarkore për rregulla më të rrepta në shkollë, klasat do futen në karantinë që me rastin e parë të infektimit.

Agjencia europiane e barnave EMA ende nuk ka një përgjigje se sa vlejnë vaksinat që kemi kundër variantit omicron. Ema bën me dije se kjo do mësohet pas dy javësh megjithatë rekomandon që të vazhdojë vaksinimi si e vetmja mbrojtje që kemi.

Ndërkohë edhe në vende të tjera të Europës autoritetet po provojnë gjithçka për të detyruar qytetarët të vaksinohen.

Në Austri do të vendoset gjobë deri 7 200 euro për të pavaksinuarit.

100 euro shkon gjoba në Greqi për 60 vjec e sipër që nuk janë vaksinuar bën me dije kathimerini. Ndërkohë dhe bursat në Europë kanë rënë përsëri për shkak të variantit omikron./tch