Varianti i ri, 42 raste të konfirmuara në 10 shtete të BE-së deri më tani
Sharr Travel

Varianti i ri, 42 raste të konfirmuara në 10 shtete të BE-së deri më tani

Sipas një njoftimi të kreut të shërbimit shëndetësor publik të BE-së, 10 vende të Europës janë konfirmuar tashmë 42 raste me variantin Omicron. Andrea Amon, kryetar i Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), tha në një konferencë të organizuar nga presidenca sllovene e BE-së se autoritetet në BE po analizonin gjashtë raste të tjera “të mundshme”.

“Rastet e konfirmuara kanë zhvilluar simptoma të lehta ose asimptomatike, megjithëse ato janë regjistruar në grupmoshat më të reja,” tha ai.

“Për të vlerësuar nëse mutacioni Omicron i shpëton imunitetit, do të duhet të presim derisa të kryhen testet laboratorike në mostrat e personave  që janë shëruar, të cilat do të bëhen publike brenda dy javësh,” shtoi ai./Express/