Në Francë mbi 47 mijë raste të reja me coronavirus
Sharr Travel

Në Francë mbi 47 mijë raste të reja me coronavirus

Franca regjistroi sot mbi 47 mijë raste ditore me COVID-19 – numri më i lartë që nga pranvera, sipas ministrit francez të Shëndetësisë Olivier Veran.

Të dhënat tregojnë se është hera e parë që prej muajit prill, ku rastet në vend kaluan 43 mijë infeksione në 24 orë.

Të paktën 43,698 infeksione u regjistruan më 20 prill të këtij viti. “Situata po përkeqësohet”, tha Veran, raporton cnn.

Vala e pestë e pandemisë ka goditur rëndë Francën pavarësisht se vendi ka një nga normat më të larta të vaksinimit në Evropë. Të paktën 75.4 për qind e popullsisë totale janë plotësisht të inokuluara kundër virusit, sipas të dhënave të qeverisë.

Franca nuk i është drejtuar politikave kufizuese si bllokimi ose shtetrrethimi për të luftuar valën e re, por ka forcuar rregullat aktuale tashmë të vendosura, duke përfshirë ‘certifikatën e vaksinimit’ dhe vendosja e obligueshme e maskave.