Të paktën 11 persona u zhvarrosën nga një varr afër Vukovarit
Sharr Travel

Të paktën 11 persona u zhvarrosën nga një varr afër Vukovarit

Eshtrat e të paktën 11 personave u zhvarrosën nga një varr i gjetur afër Vukovarit, në zonën midis fshatrave Pacetin dhe Bobota.

Sipas të dhënave paraprake, këto mbetje datojnë nga lufta e fundit në Kroaci.

Ministria e Çështjeve të Veteranëve ka njoftuar se do të vijojnë ekzaminimet antropologjike të mbetjeve mortore, pas së cilës do të dihen më shumë detaje dhe më pas do të bëhet procesi i identifikimit me anë të analizës së ADN-së.

Ministria rikujton se Kroacia është në kërkim të 1853 personave nga lufta e fundit, raporton index.hr.

Raportohet se 520 janë nga zona e Qarkut Vukovar-Srem gjersa 386 persona janë të zhdukur dhe, siç thonë ata, janë marrë me dhunë nga zona e Qyteti i Vukovarit dhe rrethinat.

Kujtojmë se nga viti 2016 janë gjetur dhe zhvarrosur 144 mbetje gjersa janë identifikuar 197 mbetje mortore.