22:12 / 30.11.2021
Tre të vrarë, gjashtë të plagosur në një shkollë në Miçigan
Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën nga të shtënat në një shkollë të mesme në Miçigan, thanë autoritetet.
I dyshuari i vetëm, një 15 vjeçar është arrestuar, shkruan cbsnews.com.
Teksa i dyshuari u mor në paraburgim brenda pesë minutave, tha McCabe.
Policia ka sekuestruar në vendngjarje një pistoletë gjysmë automatike.
Ndërsa Policia nuk i identifikoi viktimat e vdekura, por tha se një nga gjashtë personat e plagosur ishte mësuese në shkollën e mesme.
Autoritetet janë duke kryer një kontroll dytësor në shkollë për të gjetur ndonjë viktimë shtesë.























