19:19 / 02.12.2021
Indi, regjistrohen rastet e para të variantit Omicron
Ministria e Shëndetësisë njofton se varianti Omicron u zbulua tek dy persona në provincën Karnataka në jug të vendit.
Në Indi janë regjistruar rastet e para të variantit Omicron të COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se varianti Omicron u zbulua tek dy persona në provincën Karnataka në jug të vendit.
Pacientët kanë ardhur nga jashtë, por nuk është specifikuar se nga cili shtet kanë mbërritur.
Zyrtari shëndetësor Lav Agarwal tha se të gjithë personat që besohej se kishin qenë në kontakt me dy pacientët jane identifikuar dhe testuar.























