Danimarkë, klientët kaluan natën në dyqan për shkak të stuhisë së borës
BKT
   Bota

Danimarkë, klientët kaluan natën në dyqan për shkak të stuhisë së borës

Gjashtë klientë dhe 24 punonjës u detyruan ta kalonin natën në dyqan për shkak të stuhisë së borës që ishte efektive në qytetin e Aalborg. Ata fjetën në shtretërit e ofruar për shitje.

Punonjësit dhe 6 klientë të një kompanie që dizajnon mobilie dhe aksesorë shtëpie në Danimarkë kanë mbetur të bllokuar në një dyqan mobiliesh për shkak të motit të keq.

Sipas lajmit të CNN, 6 klientë dhe 24 punonjës u detyruan ta kalonin natën në dyqan për shkak të stuhisë së borës që ishte efektive në qytetin e Aalborg. Ata fjetën në shtretërit e ofruar për shitje.

Menaxheri i dyqanit, Peter Elmose tha se ata fjetën në dhomën e ndenjës ku ishin ekspozuar sendet e dhomës së gjumit.

Elmose theksoi se ata e kaluan natën duke ngrënë dhe duke parë TV, gjë që ishte argëtuese dhe interesante.