Apple zbulon aplikacionet dhe lojërat më të shkarkuara iOS të vitit 2021
Sharr Travel

Apple zbulon aplikacionet dhe lojërat më të shkarkuara iOS të vitit 2021

Së bashku me aplikacionet dhe lojërat më të mira të vitit 2021, Apple sot ndau grafikët për aplikacionet dhe lojërat më të shkarkuara falas dhe me pagesë në Shtetet e Bashkuara përgjatë vitit 2021.

Kështu, sipas të dhënave, përcjell Telegrafi, aplikacioni numër një pa pagesë më i shkarkuar për iPhone ishte TikTok, i ndjekur nga YouTube, Instagram, Snapchat dhe Facebook.

Ndërkohë që aplikacionet më të paguara për iPhone përfshinin Procreate Pocket, HotSchedules, The Wonder Weeks dhe TouchRetouch.

Veç kësaj, aplikacionet e njohura falas për iPad përfshinin Netflix, Disney+ dhe Zoom, ndërsa GoodNotes 5, Notability, Duet Display dhe Procreate ishin aplikacione të njohura me pagesë për iPad.

Lojërat kryesore në iPhone dhe iPad përfshijnë Among Us!, Roblox, Project Makeover, Minecraft dhe Heads Up.

Apple këtë vit theksoi gjithashtu lojërat më të mira të Apple Arcade, të cilat përfshinin The Oregon Trail, NBA 2K21 dhe Sneaky Sasquatch.

Dhjetë listat kryesore të Apple për secilën kategori janë renditur më poshtë. /Telegrafi/