12:24 / 03.12.2021
Lajm i rëndësishëm për ata që ia mësyjnë Francës
Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar për rregullat e reja që do të aplikohen për këdo që udhëton drejt këtij shteti. Ambasada shkruan se nga e shtuna, edhe personat e vaksinuar duhet të prezantojnë testin negativ PCR ose antigjen jo më të vjetër se 48 orë, përcjell albinfo.ch.
“Udhëtimi drejt Francës – kushtet po ndryshojmë. Kujdesi nga COVID: Nga mesnata e së shtunës, 4 dhjetor 2021, edhe të vaksinuarit duhet të prezantojnë rezultatet negative të testeve PCR ose antigjen jo më të vjetër se 48 orë para udhëtimit. Një test shtesë mund të kërkohet në Francë nga autoritetet shëndetësore. Kjo kërkesë aplikohet poashtu edhe tek fëmijët nga mosha 12 vjeçare e lartë”, thuhet në njoftim.























