14:38 / 03.12.2021
Zvicër: 9951 raste të reja me Covid dhe 29 viktima për 24 orë
Në 24 orët e fundit, 9951 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testimeve të kryera është 65.376. BAG raporton gjithashtu 29 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 118 persona të tjerë u shtruan në spital.























