Indi, paralajmërohet për "stuhi tropikale"
BKT
   Bota

Indi, paralajmërohet për "stuhi tropikale"

Autoritetet publikuan paralajmërimin e stuhisë në disa rajone dhe njoftuan ndërprerjen e mësimit dhe anulimin e linjave të trenave.

Në Indi për disa rajone është paralajmëruar për stuhi tropikale, ndërsa janë mbyllur shkollat dhe janë anuluar linjat e trenave.

Departamenti Meteorologjik Indian (IDM) theksoi se stuhia e fuqishme do të fillojë ndikimin e saj në rajonin Andhra Pradesh.

Autoritetet publikuan paralajmërimin e stuhisë në disa rajone dhe njoftuan ndërprerjen e mësimit dhe anulimin e linjave të trenave.

Ndërkohë, njoftohet se ekipet e kërkim-shpëtimit janë vendosur në gatishmëri në zonat bregdetare.

Shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen se erërat e forta kanë filluar të vërehen shpesh në vend dhe se kjo ndodh për shkak të ndryshimit të klimës.

Stuhia tropikale, pas rajonit Andhra Pradesh, pritet të tregojë ndikimin e saj që arrin në 100 kilometër shpejtësi edhe në rajonet Odsiha dhe Bengali Perëndimor.