Shpëtohen 22 marinarë kinezë në ujërat e Koresë së Jugut
BKT
   Bota

Shpëtohen 22 marinarë kinezë në ujërat e Koresë së Jugut

Roja Bregdetare e Koresë së Jugut dërgoi ekipin e saj pasi autoritetet kineze i lajmëruan për incidentin.

Njëzet e dy marinarë kinezë u shpëtuan sot pasi varka e tyre e peshkimit u mbyt në ujërat jugore të Koresë së Jugut, raporton Anadolu Agency.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, anija kineze 1.000 tonëshe u mbyt pas përplasjes me një shkëmb.

Roja Bregdetare e Koresë së Jugut dërgoi ekipin e saj pasi autoritetet kineze i lajmëruan për incidentin kur morën një telefonatë nga anija.

Roja Bregdetare tha se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar dhe janë zhvendosur në një vend të sigurt.