Japonia goditet nga një tërmet 5,4 ballë
BKT
   Bota

Japonia goditet nga një tërmet 5,4 ballë

Më herët, një tërmet me magnitudë 4,8 ballë në thellësi prej 19 kilometrash goditi prefekturën Yamanashi, e cila ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tokio.

Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë ka ndodhur në prefekturën Wakayama në Japoninë jugperëndimore.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), tërmeti u regjistrua në orën 09:28 me kohën lokale në thellësi prej 20 kilometrash në ngushticën Kiisuido.

Dridhjet janë ndier në Mie, Hyogo, Tokushima dhe Kagawa.

Ndërkaq, në orën 06:37, një tërmet me magnitudë 4,8 ballë në thellësi prej 19 kilometrash goditi prefekturën Yamanashi, e cila ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tokio.

JMA raportoi se tërmetet nuk paraqesin rrezik për cunami.