18:12 / 04.12.2021
Mbi 5 mijë raste të reja dhe 88 viktima nga Covid në Greqi
Autoritetet greke të shëndetësisë kanë raportuar sot 5157 raste të reja me Covid.
Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë shkon 962 695.
Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 99 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 3290 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Në orët e fundit 88 qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa numri i viktimave në total ka shkuar më 18.516, nga të cilët 50,6% janë meshkuj. Sakaq, mosha mesatare e personave që janë të intubuar është 65 vjeç.























