Sulm terrorist në Mali, vriten 31 persona
Sharr Travel

Sulm terrorist në Mali, vriten 31 persona

31 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi terrorist në Mali.

 Lajmi është konfirmuar nga autoritetet maliane, të cilët kanë deklaruar për “BBC” se viktimat po udhëtonin në një autobus.
Persona të paindetifikuar kanë vrarë shoferin dhe më pas i kanë vënë flakën autobusit që ai po drejtonte me të gjithë personat brenda.

Shumica e viktimave ishin femra të cilat po shkonin në punë. Kryetari i Bashkisë së qytetit Bankass tha se persona të armatosur goditën njerëzit dhe shkatërruan autobusin.
Ngjarja ndodhi në rajonin Mopti, që është qendra e luftëtarëve që janë të lidhur me Al-Qaeda dhe Shtetin Islamik.

Numri i sulmeve terroriste po rritet me shpejtësi të lartë në shtetin e Malit. Disa ditë më parë grupet terroriste sulmuan, autokolonën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku vranë një punonjës civil dhe plagosën një tjetër. Shteti i Malit ka ndryshuar qeverinë dy herë brenda 16 muajve, për shkak se dy grushte ushtarake kanë ndodhur në vend.

Këto ngjarje kanë ndikuar në rritjen e akteve terroriste. Franca po udhëheq operacionet ushtarake në vend dhe ka çuar 5,100 trupa për të ndihmuar autoritetet vendore.
Qeveria e Malit pritet ti kërkojë ndihmë grupit rusë të mercenarëve Wagner për të luftuar grupet terroriste.


MË SHUME NGA Bota