15:55 / 05.12.2021
Prifti ortodoks i bërtet Papës: ‘Ti je heretik’, ndërhyn policia
Një ngjarje e pakëndëshme por edhe e papritur gjithashtu ka ndodhur në Greqi teksa Papa Françesku ishte duke hyrë në një kishë ortodokse.
Sipas mediave greke një prift i moshuar ortodoks në Athinë i bërtiti Papa Françeskut, duke e quajtur heretik.
“Papa, ti je heretik”, bërtiti prifti grek në videon që është publikuar më poshtë.
Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë policia greke për të neutralizuar situatën dhe priftin i cili ishte duke bërtitur.
Sipas dëshmitarëve, prifit ishte duke bërtitur aq shumë me qëllim që të mund ta dëgjoj Papa. Ai u rrëzua teksa po e largonin policët, por e asistuan vetë këta të fundit që të ngrihej sërish në këmbë./noa























