Rusia raporton rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit
BKT
   Bota

Rusia raporton rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit

Në njoftimin e bërë nga Shërbimi Rus i Shëndetit të Njeriut dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit, bëhet e ditur se varianti Omicron është zbuluar tek dy persona të kthyer nga Afrika e Jugut.

Rusia ka regjistruar rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në njoftimin e bërë nga Shërbimi Rus i Shëndetit të Njeriut dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit, bëhet e ditur se varianti Omicron është zbuluar tek dy persona të kthyer nga Afrika e Jugut.

Më tej njoftohet se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë ruse nga varianti Omicron.

Deri më tani, në Rusi 282 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 9,8 milionë raste.