Vendet e BE-së shpenzuan rreth 200 miliardë euro për mbrojtje në vitin 2020
BKT
   Bota

Vendet e BE-së shpenzuan rreth 200 miliardë euro për mbrojtje në vitin 2020

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA), në gjashtë vitet e fundit kanë vazhduar të rriten shpenzimet totale të mbrojtjes të vendeve të BE-së.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian shpenzuan rreth 200 miliardë euro për mbrojtje në vitin 2020.

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA), në gjashtë vitet e fundit kanë vazhduar të rriten shpenzimet totale të mbrojtjes të vendeve të BE-së.

Duke marrë parasysh informacionin e dhënë nga 26 anëtarë nga 27 vende të BE-së, përveç Danimarkës, EDA raportoi se shpenzimet totale të mbrojtjes arritën në 198 miliardë euro vitin e kaluar.

Pavarësisht problemeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19, shpenzimet e vendeve të BE-së u rritën me 5 për qind krahasuar me vitin 2019. Prodhimi kombëtar bruto i vendeve anëtare ra 6 për qind vitin e kaluar.

Ndërsa shpenzimet për mbrojtjen e 19 anëtarëve janë rritur krahasuar me vitin paraprak, shpenzimet e 13 anëtarëve janë ngritur për 5 për qind. Ndërkaq, shpenzimet e gjashtë vendeve të BE-së janë rritur me më shumë se 10 për qind.

Pjesa e shpenzimeve të mbrojtjes të 26 vendeve anëtare në produktin kombëtar bruto u rrit në 1,5 për qind në vitin 2020. Kjo normë në vitin 2019 ishte 1,4 për qind.

Në raportin e EDA-s theksohet se efektet afatgjata të pandemisë në buxhetet e mbrojtjes janë të paqarta në këtë fazë, pavarësisht rritjes së shpenzimeve.

Raporti nuk specifikoi se sa shpenzoi secili vend i BE-së.