Italia regjistron 9 503 pozitivë dhe 92 viktima në 24 orët e fundit
BKT
   Bota

Italia regjistron 9 503 pozitivë dhe 92 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të Ministrisë italiane të Shëndetësisë, janë identifikuar 9503 persona pozitivë në 24 orët e fundit, nga 15 021 që u regjistruan ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, sot është raportuar një numër më i lartë se ditën e djeshme, përkatësisht 93 me 43.
Aktualisht janë 235 835 pozitivë, ose 3 835 më shumë në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë, totali i rasteve është 5 118 576, vdekjet 134 287.

Norma e pozitivitetit është 3.1%, nga 2.9% dje. Nga ana tjetër, në Itali janë 743 pacientë në terapi intensive, 7 më shumë se dje. Pacientët me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 5879 ose 282 më shumë se dje./atsh