Erdogan ndryshon mbishkrimin “Made in Turkey”
BKT
   Bota

Erdogan ndryshon mbishkrimin “Made in Turkey”

Me një dekret të firmosur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ai “nacionalizon” emrin ndërkombëtar të vendit, me qëllim, siç pretendon për të forcuar njohjen e Turqisë jashtë vendit por edhe që konsumatorët e huaj të mos ngatërrojnë Turqinë me gjelin e detit, që në anglisht shkruhet turkey.

Tashmë emri i shtetit turk do të shkruhet “Türkiye” në ambalazhin e produkteve që prodhohen në vend, për të ruajtur prejardhjen turke të produkteve në mbarë botën.

Masa synon rritjen e njohjes së produkteve turke në mbarë botën dhe, siç thuhet në dekretin presidencial, “pasqyron më thellë kulturën dhe vlerat e popullit turk”.