17:21 / 07.12.2021
Somali, vdesin 2 fëmijë si pasojë e shpërthimit të municionit
Njoftohet se dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi municioni në Somali.
Sipas informacioneve të marra nga AA, një municion në rajonin Gedo ka shpërthyer pasi fëmijët që luanin në zonë e kanë prekur atë.
Nga shpërthimi kanë humbur jetën dy fëmijë dhe tre janë plagosur.
Mësohet se gjendja e fëmijëve të lënduar, të cilët janë dërguar në spital nga banorët e zonës, është e rëndë.























