Forcat nigeriane arrestojnë 58 anëtarë të dyshuar të bandave të armatosura
BKT
   Bota

Forcat nigeriane arrestojnë 58 anëtarë të dyshuar të bandave të armatosura

Komisioneri i Policisë së Shtetit Borno, Abdu Umar, në një konferencë shtypi tha se operacionet kundër bandave u kryen në qytetet Maiduguri dhe Bama dhe zonat e qeverisjes vendore Hawul.

Trupat nigeriane të hënën kanë arrestuar 58 të dyshuar në operacionet kundër bandave të armatosura në shtetin verilindor Borno, ku vepron organizata terroriste Boko Haram, raporton Anadolu Agency.

Komisioneri i Policisë së Shtetit Borno, Abdu Umar, në një konferencë shtypi tha se operacionet kundër bandave u kryen në qytetet Maiduguri dhe Bama dhe zonat e qeverisjes vendore Hawul.

Një sasi e konsiderueshme municionesh u sekuestrua gjithashtu, shtoi Umar.

Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore, por më vonë i përhapi mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar përgjigje ushtarake.