Indonezi, rritet në 34 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit Semeru
BKT
   Bota

Indonezi, rritet në 34 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit Semeru

Raportohet se katër ekipe janë duke punuar për të gjetur 16 persona të zhdukur.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit Semeru në Indonezi është rritur sot në 34, raportojnë mediat lokale.

Sipas Antara News, rreth 34 persona kanë humbur jetën dhe 16 janë ende të zhdukur, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në rajon.

Të shtunën, mali Semeru, vullkani më i lartë dhe më aktiv në ishullin Java të Indonezisë, nxori re të dendura tymi dhe hiri, duke shkaktuar panik tek banorët.

Një zyrtar në Lumajang Regency tha se katër ekipe evakuimi po punojnë për të gjetur personat e zhdukur pasi retë e nxehta kanë prekur shumë banorë në rajon.

Mali Semeru, i cili ka një lartësi 3.676 metra mbi nivelin e detit, më parë shpërtheu në dhjetor 2020 dhe janar të këtij viti.

Indonezia, një arkipelag ku jetojnë rreth 275 milionë banorë, shtrihet përgjatë "Unazës së Zjarrit të Paqësorit", ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.