Policia gjermane bastis disa kompani shkaku i punëtorëve të huaj ilegalë
BKT
   Bota

Policia gjermane bastis disa kompani shkaku i punëtorëve të huaj ilegalë

Policia gjermane bastisi shtëpi dhe biznese dhe bëri disa arrestime në 12 rajone të martën si pjesë e një hetimi për punëtorët e angazhuar në mënyrë të paligjshme për t’u shfrytëzuar në industrinë e logjistikës.

Në qendër të hetimit është një bandë e dyshuar për themelimin dhe përdorimin e një rrjeti të kompanive në Gjermani dhe jashtë saj për të dërguar shtetas të vendeve jashtë BE-së në mënyrë të paligjshme si punëtorë të përkohshëm për kompani të mëdha të logjistikës, tha policia federale.

Kompanitë “Amazon” dhe “Deutsche Post”, që janë kryesoret në sektorin e logjistikës në Gjermani, nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës për koment, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Policia federale, prokurorët publikë të Berlinit dhe zyra e doganave pritet që më vonë gjatë ditës të mbajnë një konferencë për gazetarë rreth rezultateve të bastisjeve.