SHBA, shkon në mbi 791 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

SHBA, shkon në mbi 791 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 49,38 milionë, me 110.779 raste të reja.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 791.514, prej të cilëve 1.769 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkin.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,38 milionë, me 110.779 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,12 milionë raste të konfirmuara dhe 74.911 të vdekur.

Në SHBA deri më tani rreth 236 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, 200 milionë dozën e dytë dhe 48 milionë kanë marrë tri doza.