Meksikë, në një zonë të pabanuar zbulohen 44 pjesë të kockave
BKT
   Bota

Meksikë, në një zonë të pabanuar zbulohen 44 pjesë të kockave

Me pjesëmarrjen e anëtarëve të organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të të afërmve të zhdukurve vazhdojnë gërmimet në vend.

Sipas informacioneve të para, thuhet se 44 mbetje kockash u gjetën gjatë kontrolleve të kryera në një zonë të pabanuar në veri të Meksikës.

Sipas lajmeve në shtypin meksikan, në gërmimet e kryera në qytetin Cuauhtemoc në shtetin Chihuahua, të shoqëruar nga prokuroria dhe policia, janë gjetur një numër i madh mbetjesh kockash.

Deri më tani në kërkime janë gjetur 44 fragmente kockash.

Me pjesëmarrjen e anëtarëve të organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të të afërmve të zhdukurve vazhdojnë gërmimet në vend.

Mbetjet e grumbulluara të kockave iu dorëzuan ekipeve të Drejtorisë së Shkencave Ligjore për ekzaminim dhe analizë.