Kanadaja shpall bojkot diplomatik për Lojërat Olimpike në Pekin
BKT
   Bota

Kanadaja shpall bojkot diplomatik për Lojërat Olimpike në Pekin

Kryeministri Trudeau vuri në dukje se atletët mund të marrin pjesë në gara, por asnjë ministër apo diplomat nuk do të marrë pjesë në emër të vendit.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi se do të zbatohet një bojkot diplomatik ndaj Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, por se atletët mund të marrin pjesë në gara, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri kanadez Trudeau mbajti një konferencë shtypi me ministren e Jashtme Melanie Joly dhe ministren e Sportit Pascale St-Onge në kryeqytetin Otava.

Trudeau tha se janë duke negociuar me aleatët e Kanadasë për këtë çështje dhe se do të zbatojnë një bojkot diplomatik ndaj Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin.

Trudeau vuri në dukje se atletët mund të marrin pjesë në gara, por asnjë ministër apo diplomat nuk do të marrë pjesë në emër të vendit.

Një hap të njëjtë më parë e kanë njoftuar edhe Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia.