Stoltenberg kërkon nga Rusia të ulë tensionin në lindje të Ukrainës
"I bëjmë thirrje Rusisë të ulë tensionin, të tërhiqet, të mos përshkallëzojë tensionin dhe të tregohet transparente për qëllimet e saj", tha Putin.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionin në lindje të Ukrainës.
Stoltenberg përmes video-konferencës u adresua në panelin me temë "Politika paqes në kohën tonë", të organizuar nga fondacioni Friedrich-Ebert në Berlin.
Duke përmendur njësitë ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës, Stoltenberg tha se, "I bëjmë thirrje Rusisë të ulë tensionin, të tërhiqet, të mos përshkallëzojë tensionin dhe të tregohet transparente për qëllimet e saj".
Ai më tej u shpreh se pret që Rusia të mos përdorë forcë ushtarake ndaj tensionit të përjetuar, si dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, e cila është një shtet sovran dhe i pavarur në Evropë.
Duke njoftuar se ka nevojë për një zgjidhje politike ndaj tensionit të përjetuar, Stoltenberg shprehu keqardhje se prej 18 muajsh nuk ka qenë i mundur të mblidhet Këshilli NATO-Rusi për shkak se Rusia ka refuzuar ftesën për takim. Gjithashtu Stoltenberg theksoi se ftesa është ende e vlefshme.
Stoltenberg duke iu referuar politikave të ish-kancelarit gjerman, Willy Brandt, deklaroi se, "Ashtu siç edhe ai e ka vënë në dukje, nuk ka asnjë kontradiktë nga të qenurit të vendosur në qasjen tonë ndaj fqinjit tonë në Lindje dhe të qenurit në dialog në të njëjtën kohë".























