SHBA vendos embargo të armëve dhe kufizime tregtare për Kamboxhian
BKT
   Bota

SHBA vendos embargo të armëve dhe kufizime tregtare për Kamboxhian

Në një njoftim të Departamentit Amerikan të Tregtisë thuhet se nga sot ndaj Kamboxhias do të zbatohen kufizime në eksporte, si dhe në shërbime dhe mallra që lidhen me fushën e mbrojtjes.

SHBA ka paralajmëruar vendosjen e embargos së armëve dhe kufizime të eksportit ndaj Kamboxhias.

Në një njoftim të Departamentit Amerikan të Tregtisë thuhet se nga sot ndaj Kamboxhias do të zbatohen kufizime në eksporte, si dhe në shërbime dhe mallra që lidhen me fushën e mbrojtjes.

Thuhet se Departamenti i Shtetit e ka shtuar Kamboxhian në listën e vendeve në të cilat është i ndaluar eksporti i armëve dhe se zhvillimi i ngjarjeve në atë vend është “në kundërshtim me sigurinë kombëtare dhe interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”.

Në njoftim thuhet se Kamboxhia vazhdon të lejojë Kinën të rrisë praninë e saj ushtarake dhe të ndërtojë objekte për qëllime të veçanta në Gjirin e Tajlandës.

"I bëjmë thirrje Kamboxhias të punojë për të zvogëluar ndikimin e ushtrisë kineze në vend, që kërcënon sigurinë rajonale dhe globale", tha Gina Raimondo, sekretare e tregtisë e SHBA-së, duke theksuar nevojën që qeveria e Kamboxhias të bëjë përparim të rëndësishëm në zgjidhjen e problemit të korrupsionit dhe abuzimet me të drejtat e njeriut.