SHBA deporton emigrantët e parë në kuadër të politikës "Qëndro në Meksikë"
BKT
   Bota

SHBA deporton emigrantët e parë në kuadër të politikës "Qëndro në Meksikë"

Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin njoftoi se dy emigrantët u dërguan në Meksikë nga një urë në kufirin El Paso - Ciudad Juarez në rajonin e Teksasit.

Në kuadër të politikës "Qëndro në Meksikë" SHBA ka deportuar në Meksikë dy emigrantët e parë.

Administrata e presidentit Joe Biden në SHBA ka rivendosur në zbatim politikën "Qëndro në Meksikë", të vendosur nga ish-presidenti Donald Trump për emigrantët e paligjshëm në kufirin me Meksikën dhe të cilën administrata e presidentit Biden e kishte hequr.

Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin njoftoi se dy emigrantët u dërguan në Meksikë nga një urë në kufirin El Paso - Ciudad Juarez në rajonin e Teksasit, ndërkohë që nuk është njoftuar lidhur me kombësinë e emigrantëve.

Dy emigrantët që mbërritën në Meksikë u pritën nga zyrtarët meksikanë dhe u testuan për koronavirusin e ri (COVID-19) nga zyrtarë të OKB-së.

Qeveria e Meksikës njoftoi se ka pranuar të vaksinojë të gjithë emigrantët që SHBA-ja rikthen në kuadër të programit.

kuadër të politikës "Qëndro në Meksikë", që është praktikë e periudhës së is-presidentit Trump, refugjatët duhet të presin në Meksikë për seancat në Gjykatën e Migracionit të SHBA-së.