18:02 / 09.12.2021
Një tërmet me magnitudë 6 ballë godet Japoninë
Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit pranë ishujve Tokara në prefekturën Kagoshima.
Një tërmet me magnitudë 6 ballë mëngjesin e sotëm ka goditur ishujt Tokara të prefekturës Kagoshima në Japoninë jugperëndimore.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) regjistroi tërmetin rreth orës 11:05 të mëngjesit sipas orës lokale (02:05 GMT).
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 20 kilometrash .
Agjencia raportoi gjithashtu mbi 200 lëkundje të një shkalle më të vogël në rajon që nga fundjava.
Nuk u lëshua paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Duke vënë në dukje se tërmetet mund të vazhdojnë dhe të rriten me intensitet, JMA paralajmëroi banorët e rajonit që të marrin masa paraprake.























