SHBA, shkon në mbi 793 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 49,53 milionë, me 149.457 raste të reja.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 793.228, prej të cilëve 1.714 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,53 milionë, me 149.457 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,12 milionë raste të konfirmuara dhe 74.911 të vdekur.
Në SHBA deri më tani rreth 237 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, 200,4 milionë dozën e dytë dhe 48,8 milionë kanë marrë tri doza.























