Italia shpërndan 100 mijë vaksina
BKT
   Bota

Italia shpërndan 100 mijë vaksina

Qeveria italiane ka njoftuar suksese të mëtejshme në fushatën e saj të vaksinimit, pasi ka administruar 100 milionë doza vaksinash, sipas një njoftimi të enjten.

Gjenerali Francesco Paolo Figliuolo, i cili është përgjegjës për shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19, e quajti këtë arritje një rezultat të jashtëzakonshëm.

Deri më tani, rreth 80.1 përqind e italianëve janë vaksinuar të paktën një herë, ndërsa 77.3 përqind kanë bërë të paktën dy doza, sipas Fondacionit Gimbe. Rreth 16.2 për qind e kanë marrë vaksinën përforcuese.

Mes italianëve mbi 12 vjeç, pothuajse 88 për qind kanë marrë të paktën një dozë kundër koronavirusit.

Qeveria njoftoi gjithashtu se në javët në vijim, vaksinat do të jenë të disponueshme për 25 milionë italianë. Vaksinimet për fëmijët 5 deri në 12 vjeç do të fillojnë më 16 dhjetor./atsh